Hovenier: Normalizimi Kosovë-Serbi do të rrisë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, takoi të hënën kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna dhe kryetarin e Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë (CCIS), Marko Čadež, me të cilët diskutoi mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve të biznesit kosovar dhe serb në Kosovë dhe Serbi. Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të rrisë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, shkroi ambasadori amerikan në platformën “X” pas takimit.

Prioriteti i SHBA-së mbetet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja vendet supozohet se arritën një “marrëveshje historike” më 27 shkurt 2023 në Bruksel të Belgjikës. Pastaj u arrit një dakordim për planin e sekuencimit më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. /Albanianpost.com

Read Previous

Blendi Idrizi: Hungaria është kundërshtar me më shumë kualitet se Armenia

Read Next

Shumë shpejt në duar të lexuesve “Vargnim Gjakove” nga Migena Arllati