Blendi Idrizi: Hungaria është kundërshtar me më shumë kualitet se Armenia

Mesfushori i Kosovës, Blendi Idrizi, ka pranuar se Hungaria është kundërshtar tjetër në krahasim me Armeninë.

Ai e ka vlerësuar paraqitjen ndaj Armenisë, duke thënë se ka mundur të shënojnë edhe gola të tjerë.

“Unë besoj që paraqitja ka qenë e mirë dhe ka qenë e rëndësishme ta fitojmë ndeshjen. Kemi hyrë në lojë mirë, kemi pasur raste për një ose dy gola më shumë. Në 15 minutat e fundit kundërshtari ka bërë më shumë presion, por ajo është normale, por për ne është e rëndësishme që kemi fituar ndeshjen. Atmosfera është shumë e mirë”.

“Hungaria është tjetër kundërshtar me më shumë kualitet. Edhe ne kemi cilësinë tonë dhe duhet ta bëjmë edhe një tjetër paraqitje të mirë”, ka theksuar Idrizi.

Ai ishte zëvendësues ndaj Armenisë dhe pret të ketë minuta edhe ndaj Hungarisë. Stadiumi në Budapest pritet të jetë i mbushur me shikues

“Na jep motivim shumë më shumë. Stadiumi duhet të jetë i mirë. Por edhe me tifozë dhe pa tifozë, ne duhet të jemi të motivuar”, ka shtuar Idrizi. /Telegrafi/

Read Previous

Aksident trafiku, vetura përfundon jashtë rrugës (VIDEO)

Read Next

Hovenier: Normalizimi Kosovë-Serbi do të rrisë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal