Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka takuar sot drejtuesit e Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur.
“I nderuar të takohem me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur dhe të dëgjoj për punën e tyre të rëndësishme”, ka shkruar Hovenier.
Ai ka shtuar se palët duhet të tejkalojnë dallimet për çështjen e personave të pagjetur
“Ne përsërisim thirrjen tonë për palët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet e personave të zhdukur”.
“Kanë kaluar shumë vite me shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve”, ka shtuar tutje Hovenier.
/Telegrafi/