Hovenier i lumtur për vizitën e O’Brien në Kosovë

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka mirëpritur sot, Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Hovenier postoi fotografi krah O’Brien, duke thënë se po pret me padurim që të ritheksohet përkushtimi i Amerikës ndaj popullit të Kosovës.

“Kënaqësi të mirëpres Ndihmës Sekretarin O’Brien gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të angazhojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe të ritheksojmë përkushtimin e Amerikës ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Aktualisht Hovenieri dhe O’Brien janë në qeveri ku po zhvillohet takimi me Kurtin. /Klankosova.tv/

Read Previous

Nga 1 nëntori Policia e Kosovës nuk do të lëshojë dokumente mbi të kaluarën kriminale

Read Next

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken fillon sot një vizitë në Lindjen e Mesme