Hovenier deklarohet sërish për raportin SHBA-Kosovë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për një draft-statut të hartuar prej Perëndimit për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në ndërtesën e Ambasadës amerikane në Prishtinë, Hovenier, foli edhe për çështjen e dinarit, me ç’rast u shpreh se duhet të dialogohet mënyra e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme.

Kjo çështje ka shkaktuar reagime të ashpra nga ndërkombëtarët, duke përfshirë Hovenierin lidhur me raportet SHBA – Kosovë.

I pyetur sot se çfarë mund të rrezikohet nga dëmtimi i partneritetit mes SHBA-së dhe Kosovës, ai ka thënë se SHBA-ja është më e përkushtuar se kurrë ndaj popullit të Kosovës, por jo nuk nënkupton që secila qeveri e Kosovës do të fitojë përkrahje për zgjedhjet që bën.

“Nëse ato zgjidhje janë në përputhje me vizionin tonë, do t’i përkrahim, nëse e vërejmë që ato pengojnë objektivat tona, do të jemi kritikë”, ka thënë Hovenier, duke paralajmëruar se një partneritet i degraduar ka për rezultat pasoja.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Diaspora dërgoi rreth 85 milionë euro gjatë muajit janar

Read Next

PE: Mungesa e suksesit në dialogun Kosovë-Serbi e dëmton besueshmërinë e BE-së