Hoti: Nuk e votojmë asnjë president, jemi parti në opozitë

Avdullah Hoti, kryeministër në detyrë i Kosovës tha sot se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

Hoti këtë deklaratë e bëri pas vizitës në Qendrën Klinike Universitare, saktësisht në Transfuzionin e Gjakut.

“Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha ai.

Kryeministri në detyrë tha më tej se i takon shumicës të bëjë konsultime për zgjedhjen e presidentit.

Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha sot se ende nuk kanë vendosur rreth votimit për formimin e institucioneve, saktësisht presidentit.

Ai tha se në fundjavë do të formohet Kryesia e partisë dhe pastaj do të vendosin. /Telegrafi/

Read Previous

Kosnett takon Kurtin: SHBA mbetet e përkushtuar ta mbështesë qeverinë e re

Read Next

Rritja e rasteve mund t’i mbyllë shkollat