Hoti ka një mesazh për qytetarët

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka ftuar qytetarët të vaksinohen. Hoti përmes një postimi në Facebook ja shkruar se në rast të mos vaksinimit atëherë në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt, ekonomia mbyllet dhe të gjithë pësojmë.

“Ajo që është më e dhimbshme, në spitale mund të kthehen pamjet me pacientë të shumtë që luftojnë për jetë”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

Lutje për të gjithë për vaksinim

Përndryshe, në shtator mësimi nuk fillon me orar të rregullt, ekonomia mbyllet dhe të gjithë pësojmë.

Ajo që është më e dhimbshme, në spitale mund të kthehen pamjet me pacientë të shumtë që luftojnë për jetë, me mjekë e infermierë të stërmunduar për të shpëtuar jetë, me shifra ditore të frikshme nga IKShP për rastet e reja dhe rastet me fatalitet. /Telegrafi/

Read Previous

Messi e pranon se mund të luajë për PSG-në

Read Next

Dështon protesta kundër Goran Bregovic, dalin vetëm katër persona