Holanda shkon në pushim me një gol epërsi ndaj Maqedonisë së Veriut

Holanda e ka mbyllur me epërsi prej një goli pjesën e parë të ndeshjes kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të Grupit C në ‘Euro 2020’.

Tulipanët kërkojnë fitoren e tretë nga po aq ndeshje në fazën grupore në sfidën që po zhvillohet në Johan Cruijff ArenA.

Golin e vetëm në fraksionin e parë e shënoi Memphis Depay (24’), pas asistimit nga Donyell Malen.

Megjithatë, në minutat e para të ndeshjes, Ivan Trickovski e futi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozitë jashtë lojë.

Më vonë, një goditje e fuqishme e Aleksandar Trajkovskit u ndal në shtyllën e portës kundërshtare.

Theksojmë që Maqedonia e Veriut po e zhvillon ndeshjen e fundit në këtë Evropian historik, ku u kualifikua për herë të parë, derisa Holanda dëshiron pikë rekorde.

Read Previous

Dedikim dashurie në “Miq në pasdite”

Read Next

India fushatë vaksinimi për të rriturit