Holanda i jep leje Ukrainës t’i përdorë F16-shat në territorin rus

Holanda i ka dhënë leje Ukrainës t’i përdorë avionët luftarakë F-16 në territorin rus, të cilët i ka dhuruar kohë më parë.

Lajmi u bë i ditur nga komandanti i Forcave të Armatosura të Holandës, Onno Eichelsheim.

“Ne nuk kemi vendosur kufizime në përdorimin dhe gamën e F16-shave, nëse zbatohen ligjet e luftës”, tha Eichelsheim për transmetuesin publik NOS.

Duke folur nga Shtetet e Bashkuara, gjenerali Eichelsheim tha se kolegët amerikanë janë pajtuar “pjesërisht” me qëndrimin e tij.

Holanda ia ka dhuruar Ukrainës 24 avionë luftarakë F-16.

/GazetaSinjali/

Read Previous

I akuzuari për fyerjen e UÇK-së dënohet me burgim dhe dëbim për pesë vjet nga Kosova

Read Next

Presidentja ​Osmani: Hapja e urës në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie