Historia e konfliktit Indi-Pakistan për Kashmirin

Kashmiri një burim tensionesh dhe konflikti mes Indisë dhe Pakistanit që nga krijimi i këtyre dy shteteve pas pavarësisë nga Britania e Madhe në vitin 1947. Disa muaj pas shpalljes së pavarësisë, dy shtetet, që pas ndarjes së përgjakshme të Indisë Britanike u krijuan si shtete me shumicë myslimane (Pakistani) dhe hindu (India), u përballën me një grindje të ashpër për kontrollin e Kashmirit.

Në vitin 1947, princ i Kashmirit, Maharaja Hari Singh, vendosi të mbetet i pavarur dhe të mos bashkohet me asnjë nga dy shtetet. Megjithatë, kur militantët nga Pakistanin pushtuan rajonin, ai nënshkroi një dokument që e lidhte Kashmirin me Indinë.

Pakistani refuzoi ta pranojë këtë marrëveshje, duke e çuar rajonin në një luftë të përgjakshme. Më 1949, pas shumë luftimesh, u arrit një armëpushim dhe u krijua Vija e Kontrollit, e cila ka ndarë Kashmirin midis dy shteteve.

Në vitin 1965, tensionet e vjetra shpërthyen sërish kur India dhe Pakistani u përfshinë në një tjetër luftë, por kjo nuk solli asnjë zgjidhje të qëndrueshme për territorin e diskutuar. Lufta më e madhe ndodhi në vitin 1971, kur një fitore e Indisë çoi në krijimin e shtetit të Bangladeshit, duke shkaktuar një humbje të rëndë për Pakistanin.

Në vitin 1999, tensionet arritën kulmin kur ushtria pakistaneze kaloi Vijën e Kontrollit në qytetin Kargil, duke shkaktuar një konflikt të shkurtër kufitar. Ky ngërç ka vazhduar për dekada dhe nuk ka arritur ende një zgjidhje të qëndrueshme, duke mbajtur të tensionuar marrëdhëniet Indi-Pakistan.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Për të dymbëdhjetën herë dështon konstituimi i Kuvendit

Read Next

Biden gjithë frikë për raportet ShBA-Evropë