Hill: Kosova do t’i bartë pasojat sepse nuk i dëgjoi këshillat e SHBA-së

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka folur para gazetarëve në Beograd për situatën në veri të Kosovës.

Ai tha se Prishtina do t’i bartë pasojat që nuk e dëgjoi Washingtonin dhe ngjarjet aktuale do të kenë ndikim në raportet mes dy vendeve.

Ai theksoi se këto janë ditë të vështira në Kosovë, duke rikujtuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka porositur se SHBA-të do të kundërshtojnë lëvizjet e Prishtinës dhe se për këtë mund të ketë pasoja.

Hill tha se Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmet ndaj pjesëtarët të KFOR-it dhe se është e rëndësishme që një gjë e tillë të mos përsëritet.

“Nuk duhet të humbasim busullën dhe drejtimin e lëvizjes, që është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe normalizimi i marrëdhënieve përmes dialogut. Është e nevojshme që situata në rajon të qetësohet dhe të vazhdojë rruga drejt Bashkimit Evropian dhe integrimit euroatlantik”, tha Hill. /Telegrafi/

Read Previous

NASA mbledh Komitetin e Posaçëm për UFO

Read Next

Kurti flet me Peach për veriun, thotë se është gati për takim me Vuçiqin