Kurti flet me Peach për veriun, thotë se është gati për takim me Vuçiqin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbrëmë natën vonë ka takuar të dërguarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Kurti tha se në takim me Peachin e ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ritheksoi gatishmërinë e tij për bisedime të nivelit të lartë me ndërmjetësimin e BE-së.

“Patëm një takim natën vonë me Stuart Peach për të diskutuar më të fundit mbi veriun. Deklarova se qëllimi i vendosjes së policisë ishte vetëm ruajtja e sundimit të ligjit. Ritheksova gatishmërinë time për bisedime të nivelit të lartë nën lehtësimin e BE-së. Falënderova gjithashtu Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e tyre”, tha Kurti.

Kujtojmë se sot Kurti u takua edhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell dhe me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. /Klankosova.tv

Read Previous

Hill: Kosova do t’i bartë pasojat sepse nuk i dëgjoi këshillat e SHBA-së

Read Next

Lajçak pas takimit me Kurtin: Kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike, dhuna është e papranueshme