Lajçak pas takimit me Kurtin: Kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike, dhuna është e papranueshme

Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, ka bërë thirrje urgjente që të gjendet një zgjidhje politike pas situatës së fundit të krijuar në veri të Kosovës.

Gjatë takimit dy-ditor në Bratisllavë, Lajçak ka thënë se është diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për tensionet dhe eskalimin e situatës në veri.

Lajçak ndër të tjerash e ka quajtur dhunën si të papranueshme.

“Gjatë dy ditëve të fundit kam marrë pjesë në “Globsec”. Përgjatë takimeve dhe bisedave kemi folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë të veçantë për tensionet dhe eskalimin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike. Dhuna është e papranushme”, ka shkruar Lajçak.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kurti flet me Peach për veriun, thotë se është gati për takim me Vuçiqin

Read Next

Komandanti i KFOR-it: Në Zveçan kishte njerëz profesionistë që me qëllim kanë nxitur turmën e banorëve serbë