Hill: Destinacioni i vendeve të Ballkanit është integrimi në Perëndim, kjo rrugë do t’ua përmirësojë jetën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill ka thënë se destinacioni i vendeve të Ballkanit Perëndimor është integrimi i plotë në Perëndim.

Ambasada e SHBA-së në Beograd e shpërndau një deklaratë të Hillit në Forumin e Donatorëve Ballkanik në Beograd të hënën, ku ai thotë se kjo rrugë do t’ua përmirësojë jetën njerëzve.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të arrijnë në destinacionin e tyre…dhe destinacioni është integrimi i plotë në Perëndim. Kjo është rruga që do ta përmirësojë jetën për këtë dhe brezat e ardhshëm”, ka thënë Hill.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” po përballet me vështirësi, shkak ligji i ri i pagave

Read Next

Stoltenberg: NATO mbështet pauzën humanitare në Gaza