Hidhet shorti, Prishtina-Ballkani në çerekfinale

Ka përfunduar shorti i çerekfinales së Kupës së Kosovës, ndërsa një super duel ka dalë nga goglat e shortit. Prishtina, rekord-fituesja e Kupës së Kosovës do të përballet me kampionin aktual të Superligës, Ballkanin.

Prishtina do të jetë vendase në këtë përballje, pasi që luhet vetëm një ndeshje për të kërkuar gjysmëfinalen dhe shorti përcakton edhe vendasin. Ndeshja është paraparë të luhet më 15 mars.

SHORTI I ÇEREKFINALES:

Prishtina – Ballkani
Llapi – Malisheva
Trepça’89 – Gjilani
Vushtrria – Behari.

Read Previous

Elon Musk është zyrtarisht më i pasuri në botë, kaq është pasuria e tij

Read Next

The Weeknd bëhet artisti i parë në histori me 100 milionë dëgjues mujorë në Spotify