Hidhet shorti për sezonin e ri dhe mësohen çiftet në Premier Ligë – një derbi në javën e parë

MANCHESTER, ENGLAND – APRIL 10: A detailed view of the Premier League trophy is seen prior to the Premier League match between Manchester City and Liverpool at Etihad Stadium on April 10, 2022 in Manchester, England. (Photo by Matt McNulty – Manchester City/Manchester City FC via Getty Images)

Kanë kaluar vetëm pak ditë që kur sezoni i futbollit evropian për klube përfundoi me Manchester Cityn që fitoi finalen e Ligës së Kampionëve kundër Interit dhe kompletoi fitimin e tre trofeve.

Por, vëmendja tashmë është kthyer te sezoni i ardhshëm, me ndeshjet e Ligës Premier për sezonin 2023/24 që janë publikuar tashmë këtë mëngjes (e enjte).

Tifozët e skuadrave të promovuara Burnley, Sheffield United dhe Luton Town ishin ata që priten me padurim të shohin ndeshjet e tyre hapëse në Ligën Premier.

Ndërkohë, mbështetësit e Liverpoolit, Manchester Unitedit, Arsenalit, Chelsea dhe pretendentëve tjerë për titull do të shpresojnë për një fillim të favorshëm, pasi ata kërkojnë të zvogëlojnë hendekun me Cityn.

Xhiro e parë nuk kalon pa ndeshje interesante si ato mes Chelsea-Liverpool apo Newcastle-Aston Villa.

Man City do të luajë në udhëtim te Burnley i inkuaruar, Arsenali e pret Nottingham Forestin dhe Man Utd është nikoqir i Wolves.

Sezoni 2023/24 i Ligës Premier do të fillojë më 11 gusht dhe do të përfundojë nëntë muaj më vonë, më 19 maj 2024.

Sikurse në sezonin 2022/23, do të ketë një pushim për lojtarët në mes të sezonit, midis 13-20 janarit.

/telegrafi/

Read Previous

Mehaj: Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i dënojë veprimet e Serbisë

Read Next

KRU “Gjakova” shpall konkurs për vende të reja pune