• 8 February, 2023

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, super përballje në gjysmëfinale

Fituesi i medaljes së bronztë të Kupës së Botës, Kroacia u vendos kundër Holandës, mikpritëse në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në qershor, ndërsa Italia dhe Spanja do të vazhdojnë rivalitetin e tyre në gjysmëfinalen tjetër.

Të katër kombëtaret ishin fituese të grupeve të tyre përkatëse të Ligës A vitin e kaluar, dhe do të garojnë këtë verë për të vendosur se kush e fiton titullin për sezonin 2022/23.

Shorti i sotëm, i hedhur në selinë e UEFA-s në Zvicër, pa holandezët të presin kroatët në Roterdam më 14 qershor, me Italinë dhe Spanjën që do të përballen në Enschede të nesërmen.

Fituesit kalojnë në finale në Roterdam më 18 qershor, me play-offin për vendin e tretë më herët të njëjtën ditë në Enschede.

Spanja ishte nënkampione në edicionin e fundit në vitin 2021 pas humbjes në finale ndaj Francës, duke eliminuar fillimisht Italinë nikoqire në gjysmëfinalen e tyre me dy gola të Ferran Torres në një fitore 2:1 në Milano.

Italia dhe Holanda kthehen gjithashtu për një paraqitje të dytë në finale, ndërsa kjo është hera e parë e Kroacisë.

Italianët ishin të tretët në vitin 2021 ndërsa holandezët ishin nënkampion në edicionin inaugurues në Portugali në vitin 2019.

Gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve:

Holanda – Kroacia

Spanja – Italia

Read Previous

Mazreku: BKS-ja e gatshme të zhvillojë dhe sponsorizojë raportin e aksidenteve në mënyrë digjitale për Policinë e Kosovës

Read Next

Bora e madhe shkakton probleme në Japoni