Bora e madhe shkakton probleme në Japoni

Bora e madhe që ra të mërkurën në Japoni rëndoi trafikun, anuloi qindra fluturimesh dhe ndërpreu udhëtimin me tren.

Gjithashtu raportohet se si pasojë e këtij moti një person ka vdekur.

Një front jashtëzakonisht i ftohtë i motit dhe sistemet ekstreme të presionit të ulët shkaktuan reshje bore dhe erëra të forta në të gjithë Japoninë nga e martja, pasi shkaktuan kërdi në vendet e tjera të Azisë në fillim të kësaj jave.

Të paktën 124 njerëz vdiqën nga temperaturat e ulëta në Afganistan në fillim të kësaj jave, sipas raporteve të mediave, ndërsa temperatura në Mohe, qyteti më verior i Kinës, ra në një rekord -53 gradë celsius të dielën.

/KlanKosova/

Read Previous

Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, super përballje në gjysmëfinale

Read Next

7.5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë vitin e kaluar, gati gjysma nga Kosova