Henry: Nuk e di pse po befasoheni nga Real Madridi, e dija që do ta përmbysin rezultatin

Legjenda e Arsenalit dhe Francës, Theirry Henry, dha një përgjigje për rikthimin mahnitës të Real Madridit kundër Borussia Dortmundit.

Ekipi madrilen ishte duke humbur 0-2 pas pjesës së parë, por në 45 minutat e dytë, madrilenët fituan 5-2.

Duke reaguar ndaj rezultatit, ish superylli i Arsenalit dhe Barcelonës, Henry nuk u befasua nga rikthimi i “Los Blancos”.

“Kjo është trashëgimia e Champions League”, tha Henry në CBS Sports.

“E dija. Nuk e di pse jeni të befasuar këtu me Madridin. Unë jam i habitur që ju jeni të befasuar nga kjo. Nuk e kuptoj”, tha ndër të tjerash Henry. /GazetaBlic Sport/

Read Previous

Nuredin Ibishi nis dëshminë në Speciale

Read Next

Ministrat e Mbrojtjes së Kosovës dhe Turqisë nënshkruajnë marrëveshje për për bashkëpunim në fushën mjekësore