Legjenda e Arsenal-it, Thierry Henry, ka thënë se ish-ekipi i tij është pretendent për të triumfuar në Premier Leauge.
Henry në veçanti ka përmendur tre futbollist, të cilët sipas tij janë çelësi i suksesit i klubit londinez, ku njëri prej tyre është Granit Xhaka.
“Ajo çka më pëlqen te skuadra e Arsenal-it është se ata tashmë janë bërë si një ekip tjetër”, tha fillimisht Henry për “CBS Sports”.
“Gabriel Jesus po i ka dhënë një frymë të re ekipit. Por, jo vetëm ai. Saliba është i pakalueshëm në vijën e mbrojtjes”, shtoi francezi.
“Kur e shikon Granit Xhakën, ai po luan shumë mirë në mesfushë, është një nga më të mirët”, thekson Henry.
“Mikel Arteta po bën një lojë të shkëlqyer me këta futbollistë që ka në dispozicion, ai më duket sikur Pep Guardiola që po bën me Manchester City-n”, tha mes tjerash Henry.
Arsenal aktualisht kryeson rrugën në Premier League duke regjistruar shtatë fitore dhe vetëm një humbje në tetë ndeshjet e tyre të para.
Fitorja e tyre e fundit erdhi kundër rivalëve të Londrës Veriore Tottenham të shtunën.
Henry mendon se ish-skuadra e tij tashmë po tregon shenja të rëndësishme përmirësimi nën drejtimin e Arteta-s dhe këmbëngul se ata janë favoritë për titullin kampion /Albanianpost.com