Hendboll: Shqiponja, kampione te kadetet

Shqiponja është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve.

Shqiponja e Gjakovës e mbylli kampionatin me 31 pikë, përkatësisht me 15 fitore, një barazim e dy humbje. Shqiponja la prapa Ferizajn me 27 pikë. Pas Ferizajt u renditën Kastrioti e Istogu me nga 24 pikë. Me 23 pikë kampionatin e përfundoi Vushtrria.

Në ndeshjen e fundit, Shqiponja e Ferizaj barazuan 27-27. Orgesa Gola i shënoi dhjetë gola për Shqiponjën, derisa gjashtë i kishte Jonesa Bajrami. Verona Hasanaj i realizoi pesë gola, derisa katër i kishte Medina Musa.

Te Ferizaj, Mirjeta Dinolli i kishte shtatë gola. Gjashtë i shënoi Sumea Sadiku, ndërsa pesë Olsa Hoxha.

Gjatë kampionatit ka pasur ndeshje interesante e me cilësi të mirë. Në skenë kanë dalë hendbolliste të reja, që janë e ardhmja e hendbollit kosovar.

Read Previous

Kurti pas bisedës telefonike me Chollet: Theksova rëndësinë që marrëveshja bazë dhe Aneksi i saj të zbatohen në tërësi

Read Next

Zbritet sërish çmimi i naftës në botë