Hendboll/ Kosova sot përballet me Britaninë e Madhe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është plotësisht e gatshme për ndeshjen e parë me Britaninë e Madhe.

Kosova dhe Britania e Madhe përballen sot prej orës 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Është kjo ndeshja e parë e raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026. Ndeshja e dytë është të shtunën në Derby të Anglisë.

“Dardanët” synojnë që në ndeshjen e parë ta bëjë hapin e madh drejt kualifikimeve të rregullta.

Të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi janë grumbulluar javën e kaluar, kur edhe i luajtën dy miqësore me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kombëtarja ka vazhduar më pas punën në Prishtinë, ndërsa atmosfera është shumë e mirë.

Kosova konsiderohet si skuadër favorite ndaj Britanisë së Madhe, ndërsa këtë duhet ta dëshmojë në fushën e lojës. /KosovaPress/

Read Previous

Gjithçka nga aksioni i Policisë dhe Prokurorisë ku u arrestuan 12 zyrtarë të ATK-së

Read Next

Zbatimi i marrëveshjes për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si bëhet dëmshpërblimi në rast të aksidenteve?