“Helmetat e Bardha” akuzojnë OKB-në për trajtim të pabarabartë të tërmetit në Siri

Drejtori i grupit sirian të mbrojtjes civile “Helmetat e Bardha” ka akuzuar OKB-në për mënyrën e reagimit “të keq” ndaj tërmetit në Siri dhe duke vepruar në mënyrë “të pabarabartë”.

Duke folur me korrespondentët e OKB-së në Gjenevë përmes videolidhjes nga Idlibi, Raed al-Saleh tha se 100 orë pas goditjes së tërmetit, ndihma e vetme që arriti në veriperëndim të Sirisë ishin gjashtë kamionë me furnizime që ishin planifikuar tashmë përpara tërmetit.

Dërgimet humanitare të OKB-së në pjesë të Sirisë që janë ende në duar të opozitës janë shtyrë për një vit për shkak të shkurtimeve me insistim të Rusisë të kalimeve kufitare tokësore nga Turqia në Siri, raporton BBC.

Rusia thotë se ndihmat duhet të shkojnë përmes Damaskut, sidoqoftë, sot “Helmetat e Bardha” thanë se qeveria siriane nuk ka dërguar asgjë në veriun e Sirisë.

Raed al-Saleh propozon që OKB mund të provojë të hapë më shumë korridore humanitare, por “nuk ka dashur ta zemërojë Rusinë”.

Zyrtarët e OKB-së e kundërshtojnë këtë interpretim. Kreu i ndihmave emergjente të OKB-së, Martin Griffiths do të shkojë në veriperëndim të Sirisë këtë vikend. Por, mbetet e paqartë nëse ai do të takohet me “Helmetat e Bardha”.

/KlanKosova/

Read Previous

Rusia rrezikon rënien e prodhimit të naftës gjatë vitit 2023

Read Next

SHBA ndërton në Evropë qendër trajnimi për sistemin raketor HIMARS