Futbollisti i Arsenal-it, Hector Bellerin, do t’i bashkohet Barcelonës në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, sipas të cilit Bellerin do të transferohet me formulën e huazimit një-vjeçar, pa opsion të zgjatjes.
Mbrojtësi 27-vjeçar në sezonin e fundit ishte i huazuar te skuadra e Real Betis-it, me të cilët zhvilloi 32 ndeshje në të gjitha garat, duke dhuruar pesë asistime.
Ky do të jetë një rikthim i Bellerin-it në klubin spanjoll, pasi që ai ishte produkt i akademisë së Barcelonës, i cili u transferua në Arsenal sa ishte 16-vjeçar.
Arsenali e bleu atë për 500 mijë euro, pastaj spanjolli luajti për ekipet e reja të klubit londinez. /Albanianpost.com