Haxhiu takon homologun e saj nga Maqedonia e Veriut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar sot me homologun e saj maqedonas, Igor Filkov.

“Gjatë vizitës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zhvillova takim me Ministrin e ri të Drejtësisë, Igor Filkov, me të cilin u dakorduam për një takim të përbashkët mes dy ministrive në shtator për të vazhduar diskutimin dhe veprimet në çështjet e interesit të përbashkët dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“I ofrova mbështetjen time në adresimin e prioriteteve që lidhen me sundimin e ligjit”./klankosova.tv

Read Previous

Nata e fundit e festivalit “Ditët e Shqiptarit” u mbyll me film dhe koncert

Read Next

​8 vjet nga përmbytjet në Shkup