Haxhiu: Përgjegjës për Gjykatën Speciale janë ata që ua kishin ndrydhur duart deputetëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpret rezolutën e votuar nga Parlamenti i Shqipërisë kundër raportit të Dick Marty-it që tentonte përlyerjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por sipas saj, është herët të flitet për të, derisa shtoi se Gjykatën Speciale e kanë gjetur si fakt të kryer.

‘’Unë mendoj që ëshë herët që ta jap një qëndrim për këtë, Gjykata Speciale është në Kushtetutë të Kosovës dhe kjo Kushtetutë nuk mund të ndryshohet pa shumicë të votave’’, tha Haxhiu gjatë një konference për media.

‘’Ne Gjykatën Speciale e kemi gjetur si fakt të kryer dhe nuk mund të mbahemi përgjegjës si qeveri për këtë, për këtë përgjegjës mund të mbahen vetëm ata të cilët në atë kohë ua kishin ndrydhur duart deputetëve të Kosovës’’.

Sipas saj, janë pikërisht ata që tash hedhin akuza në drejtim të Qeverisë që ishin pro themelimit të Speciales, duke shtuar se ‘’Gjykatën Speciale e kanë futur në Kushtetutën e Kosovës dhe nuk mund të ndryshohet pa votat e 2/3 të deputetëve’’.

‘’Kemi pasur shqetësime që të drejtat e tyre po shkelen, unë kam shprehur shqetësimet e mia pas vizitës që kam pasur në Hagë, jemi takuar me Avokatin e Popullit dhe për të gjithë pyetjet që ja kemi adresuar nuk kanë dhënë përgjigje’’.

Haxhiu foli edhe për mekanizmin që pritet të themelohet për monitorim të Gjykatës Speciale.

“Ju garantoj se jemi në diskutim me institucionet për ta adresuar këtë çështje. Sepse është e paprecedentë që Gjykata Speciale nuk ka mekanizëm. Ne do të përpiqemi të krijojmë një mekanizëm që ka kredibilitet dhe ka besim qytetari i Kosovës”, shtoi ajo.

‘’Për neve është e rëndësishme që të drejtat e qytetarëve tanë të respektohen. Kemi pas shqetësime që të drejtat e tyre po shkelen dhe unë kam shprehur kritikat e mia për Specialen’’.

E para e MD-së, u pyet edhe për abstenimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për projektligjin për Byronë Shtetërorë për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme.

‘’Ai e ka dërguar si kryetar Kuvendi këtë projektligji në Komisionin e Venicias, pas kërkesave të opozitës. Ai e ka sqaruar se derisa Komisioni për Legjislacion t’i përfshijë rekomandimet e Komisionit të Venecias, do ta mbajë atë qëndrim’’. /Albanianpost.com

Read Previous

Mehaj: FSK-ja është e gatshme të reagojë në rast të emergjencës nga zjarret

Read Next

Manastiri i Deçanit kërkon mbrotje nga KFOR-i