Haxhiu për incizimet e Kusari-Lilës: Të paligjshme dhe të montuara për tendenca të tyre

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se përgjimi i bisedës në mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqit nga Lista Serbe, është paligjshëm.

Në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën, Haxhiu ka deklaruar se audio-incizimi i publikuar është tendencë për të shfaqur të deformuar një komunikim që sipas saj, është i prerë, i montuar e i redaktuar.

“Zonja Kusari-Lila e ka sqaruar edhe mbrëmë në tërësi tendencën për të shpërfaqur të deformuar një komunikim që ishte i prerë, i montuar dhe i redaktuar sipas tendencave të tyre. Ju duhet ta kuptoni që Lista Serbe është një parti politike që përfaqëson komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, por fatkeqësisht jo në mënyrën më të keqe”, është shprehur ministrja.

Ajo tutje ka thënë se Lista Serbe në vend që të përfaqësojë qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, ajo po i bindet presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe po merret me shantazhe e kërcënime.

Në vend që të përfaqësojë qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë, Lista Serbe e cila është formuar nga partitë opozitare me marrëveshjen e vitit 2013, i bindet Vuçiqit dhe merret me shantazhe e kërcënime. Ato që janë publikuar kanë një arsye – efekti i tyre ka qenë zero. Lista Serbe nuk ka mundur ta shantazhojë e as t’i bëjë presion Mimoza Kusari-Lilës sepse po të shkonin përpara kërkesat e tyre, ato s’do të publikoheshin”, ka deklaruar Haxhiu.

/Telegrafi/

Read Previous

Qeveria krijon grupin koordinues për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Read Next

Edhe gjatë dy ditëve të ardhshme vapë, të enjten temperaturat deri në 36 gradë