Haxhiu ia lë fajin opozitës: Ka një tendencë të vazhdueshme për ta bllokuar konstituimin e kuvendit

Kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu foli për media pas dështimit të senacës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha që për të dhe për VV është shqetësuese që nuk po respektohet aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Besoj që qëndrimet e opozitës po i shihni të gjihtë ka një tendencë të vazhdueshme për ta bllokuar. Opozita po vazhdon me një qasje të papranueshme duke mos marrë përhgjegjësinë që iu takon, është përgjegjësi që të votojnë për, kundër apo të abstenojnë, është përgjegjësi e tyre për të konstituar kuvendin. Duhet të dalim tashmë nga kjo situatë.  Nëse nuk pajtohen më këtë komision le të votojnë kundër, mendoj që kjo është sjellje e papranueshme, mendoj që secili nga ne duhet ta marrë përgjegjësinë”, tha Haxhiu./Express

Read Previous

Kusari Lila: Partitë opozitare po bëjnë propagandë

Read Next

Macroni: Së pari armëpushim pastaj bisedime Rusi-Ukrainë