Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka folur për të arriturat e ministrisë që ajo udhëheq për gjatë një viti.
Haxhiu ka deklaruar se gjatë këtij viti kanë dëshmuar se në Kosovë mund të ketë një Qeveri që nuk është e korruptuar.
“Gjatë këtij viti kemi dëshmuar se mund të kemi qeveri të pa korruptuar, dhe e cila është e përkushtuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe krijimit të shtetit të së drejtës. Në këtë vit, MD ka punuar për reformën në drejtësi, dhe kemi përmirësuar kornizën ligjore në vend. Vettingu mbetet fokusoi kryesor i MD-së, deri tani përveç koncept dokumentit, janë hartuar edhe disa amendamente kushtetuese”, theksoi ajo.
Në konferencë, Haxhiu ka thënë se Ministria e Drejtësisë vazhdon të jetë në komunikim të vazhdueshme më Komisionin e Venecias për opinionin e radhës lidhur me procesin e Vettingut.
Gjatë konferencës, ministrja ka thënë se për gjatë kësaj kohe kanë pasur edhe disa sfida e vështirësi, ajo ka përmendur edhe mos votimin e Kodit Civil.
“Kemi edhe shumë punë për të bërë, kemi qenë transparent dhe të qasshëm për të gjithë ata që kanë dashur të kenë komunikim me Ministrinë e Drejtësisë”, shtoi ajo.
Haxhiu tha se edhe përkundër sulmeve që kanë pasur kanë qenë të vendosur në jetësimin e prioriteteve të tyre.
/Telegrafi/