Hashim Thaçi nga Haga telefonon Edi Ramën

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht po gjykohet në Hagë, nga atje ka telefonuar Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Ramën ditën e sotme, shkruan Reporteri.net.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se telefonata ishte tejet prekëse, por se Thaçi ishte në formën e tij më të mirë.

“Telefonata e vëllaut tim Hashim ishte tejet prekëse dhe Komandanti ishte në formën e vet më të mirë”, ka shkruar Rama.

/reporteri/

Read Previous

Raportohet se ambasadorët e QUINT-it kanë shkuar në takim te Kurti

Read Next

Szczęsny: Barcelona më ka ofruar rinovimin, por ende nuk kam vendosur