Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në takimin e Këshillit NATO – Ukrainë në Hagë.
Hasani u shpreh se gjatë këtij takimi riafirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën.
Gjithashtu, Hasani vlerësoi rolin udhëheqës të SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, si dhe theksoi rolin thelbësor të një shtylle të fortë evropiane për unitetin dhe qëndrueshmërinë e Aleancës.
Hasani zhvilloi edhe takime me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas si dhe me homologë nga vende anëtare të NATO-s. /ATSH/