Harry Kane: Jemi në një moment të mirë, po fitojmë dhe nuk pësojmë gol

Bayern Munich po kanon një moment të mirë, si në kampionat ashtu dhe në Champions League. Këtë gjë e vërteton vendi i parë në kampionat dhe fitorja ndaj PSG në Europë.

Një seri e gjatë fitoresh dhe ndeshjesh pa pësuar gol, që kanë ekzaltuar edhe sulmuesin anglez Harry Kane. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka shprehur gjithë emocionet e tij.

“Djemtë po punojnë dhe japin maksimumin në fushë për të bërë secili detyrën e tij. Jemi në një seri fitoresh dhe mbi të gjitha nuk po pësojmë gol. Kjo është meritë e gjithë grupit. Të vazhdojmë kështu”, tha Kane. /Telesport.al/

Read Previous

Përkujtohet ngritja e flamurit shqiptar nga Skënderbeu në Krujë

Read Next

Llugaliu: Shkëmbimi tregtar me Republikën e Shqipërisë ka pasur një rritje për 15%