Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Fitër Bajramit.
Krah myftiut Naim Tërnava, Haradinaj uroi të gjithë besimtarët myslimanë.
“Kam nderin që në emër të AAK-së bashkë me kolegët e mi ta urojmë myftiun Tërnava, Bashkësinë Islame dhe gjithë besimtarët myslimanë, me fat Bajrami. I lutem Zotit që të pranojë agjërimin atyre që kanë agjëruar dhe t’i shpërblejë ata që kanë ndihmuar të tjerët”, tha Haradinaj
/KlanKosova/