Haradinaj reagon pas përleshjes me armë zjarri në Bon Vivant: Të krijohet menjëherë Policia e Kryeqytetit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas përleshjes me armë zjarri që ka ndodhur mbrëmë, ku një person ka ndërruar jetë dhe 17 tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Haradinaj ka thënë se krijimi i Policisë së kryeqytetit është i nevojshëm dhe duhet të krijohet menjëherë.

“Kur është miratuar Ligji për Kryeqytetin, njëra prej pjesëve më të rëndësishme të tij, ka qenë krijimi i Policisë së Kryeqytetit. Ngjarja tragjike e natës së mbrëmshme në një lokal në Prishtinë, me përmasa shqetësuese e pasoja të rënda, shumëfish e shtron nevojën e zbatimit të këtij Ligji dhe krijimin e Policisë së Kryeqytetit.

Kreu i AAK-së, shton tutje se “Organet e rendit dhe ligjit të ndërmarrin të gjitha masat për ndëshkimin e fajtorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë, por si hap i parë i parandalimit të rasteve të tjera të ngjashme, që edhe mund të përsëriten, është krijimi i menjëhershëm i Policisë së Kryeqytetit”.

Ndryshe, të premten rreth orës 23:00 ka ndodhur një përleshje me armë zjarri mes disa personave në Prishtinë, ku një nga të lënduarit ka ndërruar jetë sot, ndërsa disa nga të lënduarit janë duke marrë tretmanin e duhur në QKUK. /Telegrafi/

Read Previous

Frika nga investimet rrit kursimet e qytetarëve në banka

Read Next

271-vjetori i vdekjes së përkthyesit Gjon Nikollë Kazazi