Haradinaj e quan të trafikuar votën e Reshitaj për presidenten

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur sekser klasik deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba lidhur me sigurimin e votave në zgjedhjen e presidentit.

Haradinaj tha se edhe vota e deputetes së AAK-së, Albena Reshitaj hyn në kuadër të trafikimit të votave për zgjedhjen e Osmanit presidente.

Derisa tha se ende nuk kanë marrë një vendim partiak lidhur me pozicionin e Reshitajt në AAK.

Haradinaj përmes konferencës për medie kritikoi qeverinë Kurti edhe për mbylljen e gastronomisë.

I pyetur për vaksinimin e mësimdhënësve në Shqipëri me vaksinë kineze, Haradinaj tha se vaksinat duhet të sigurohen në Kosovë.

Read Previous

​Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it: Ruajtja e sigurisë, qëllim i përbashkët

Read Next

Milani sfidon Romën, gati 25 milion euro për Belottin