Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë – Besi – Podujevë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se është hapur tenderi për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë – Besi – Podujevë.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ministri ka thënë se vlera e projektit është 38 milionë euro.

“Plotë 38 milionë euro janë ndarë për përfundimin e rrugës nacionale Prishtinë – Besi – Podujevë. Tani pasi që ka përfunduar elaborati i shpronësimit dhe që kemi marrë deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga MFPT-ja, sot është hapur afati për pranimin e tenderëve për ndërtimin e rrugës nacionale”, ka shkruar Aliu. /Albanianpost.com

Ndërkohë, këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.

Read Previous

Ponosheci, fshati i braktisur në numër të madh nga banorët

Read Next

Kështu duket lagjja ‘’Ali Ibra’’ pas pastrimit të deponisë ilegale të mbeturinave