Hapet për qarkullim pika kufitare në Bërnjak

Pas disa ditësh që qëndroi i mbyllur, sot hapet për qarkullim pikë kalimi kufitar në Bërnjak. 

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, në këtë pikë kalim hapja për qarkullim është bërë sot rreth orës 08:00 të mëngjesit.

Ndryshe, mbyllja e kësaj pike ishte si pasojë e zhvillimeve të fundit në veri, ku Policia e Kosovës u sulmua me arsenal armësh zjarri, ku një polic u vra, një tjetër u plagos dhe një ka mbetur i lënduar. /Telegrafi/

Read Previous

​Liga e Kampionëve vazhdon sot me ndeshje tejet interesante

Read Next

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia