Hapet klasa për edukim të hershëm për herë të parë në Rajonin e Dushkajës

Këta fëmijë tashmë kanë një vend se ku të zhvillojnë edukimin e tyre të hershëm.Për herë të parë në rajonin e Dushkajës është hapur  Qendra me Bazë në Komunitet për fëmijët e moshës 3-5 vjeç, e cila gjendet në shkollën “Ali Hasi” në fshatin Cërmjan. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të kësaj shkolle, Bajram Salihi tha se ky projekt u realizua në kuadër të bashkëpunimit që ka Drejtoria e Arsimit me organizatën “Save the Children”.

Për momentin këtu janë 20 fëmijë dhe interesimi ka qenë dukshëm më i madh. Por pengesë mbetet transporti I fëmijëve. Një sfidë tjetër me të cilën po përballet kjo shkollë është rënia e numrit të nxënësve.

Kjo klasë mëton të kontribuojë që fëmijët e kësaj grupmoshe të gëzojnë të drejtën e tyre për zhvillimin e tërësishëm, duke u mundësuar atyre që të rriten me potencialin e tyre të plotë. Janë edukatoret Ankileta Cërmjani Hana dhe Besarta Luma ato që po kujdesen që të ketë cilësi dhe zhvillim te këta fëmijë.

Se fëmijët janë të përkushtuar dhe shumë entuziast e tregon edhe fakti se ata nuk nguruan që të recitojnë vargje të cilat I kanë mësuar përgjatë kësaj kohe.

Read Previous

Merret vendimi për ndeshjen Shqipëri-Angli

Read Next

Historia e panjohur e Dr. Florit, njeriu i duhur në kohën dhe vendin e duhur