Historia e panjohur e Dr. Florit, njeriu i duhur në kohën dhe vendin e duhur

Të gjithë jemi të njohur me historinë e hidhur të djalit që në luftën e fundit në Kosovë humbi shumëçka, Dren Cakës.
 Dren Caka është i vetmi i mbijetuar i masakrës së forcave serbe të kryera gjatë natës së 1 dhe 2 prillit të vitit 1999 në shtëpinë e familjes Vejsa në Gjakovë. Nëntëmbëdhjetë gra dhe fëmijë u vranë në atë masakër. Dreni ishte dhjetë vjeç në atë kohë. Motrat e tij ishin 2, 6 dhe 14 vjeç, të tria mbetën të vrara.

Por shumë pak njohin historinë e njeriut që ishte në kohën dhe vendin e duhur, Dr.Flori Bakalli.

Cila është historia e tij?

Pas kësaj masakre, Dreni kishte shkuar në Shqipëri si refugjat e në anën tjetër ishte pikërisht Dr. Flori që e priste dhe e mbante në duar. Mjeku, i cili në periudhën më të vështirë për popullin shqiptar, luftën nuk kurseu asnjë sekondë për të qenë pranë atyre që lëngonin nga dhimbja. Fati deshi që Dreni të kurohej pikërisht nga mjeku i lartëpërmendur, i cili pavarësisht situatës tragjike me të cilën u përballë, u kujdes ta ruante qetësinë. Bakalli,  përveçse ushtroi profesionin e tij human, ai arriti që me fjalët e urta  dhe të zgjedhura ta qetësonte djalin vetëm dhjetë vjeç asokohe.

Si u takua Dr. Flori me Drenin? Cilat ishin fjalët e para që shkëmbyen? A e ka takuar Dreni personin i cili ju gjend pranë në momentet më të vështira?

Përgjigjet e këtyre pyetjeve mes emocionesh na rrëfen Dr. Flori Bakalli sonte “Në katër sy”, 18 shkurt, ora 20:00 në TV Syri.

Read Previous

Hapet klasa për edukim të hershëm për herë të parë në Rajonin e Dushkajës

Read Next

Është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa