Në të gjitha shkollat e mesme të ulëta në komunën e Gjakovës është hapur afati i dytë i regjistrimit të fëmijëve në parashkollor dhe klasat e para. Nga drejtoria e arsimit thonë se ky afat është i lejuar të mbetet i hapur deri më datë 27 gusht por që është përgjegjësi e shkollës që të vendosë se deri kur do ta mbajë afatin e dytë të hapur.
Shkollat çdo vit përballen me sfida të ndryshme për ndarjen e fëmijëve nëpër paralele. Shorti këtë vit do të hidhet nëpër shkolla dhe do të formohen edhe komisione nga shkollat dhe drejtoria e arsimit për të monitoruar mbarëvajtjen e këtij procesi.
Shkolla e mesme e ulët “Mustafa Bakija” numëron gjithsej 8 paralele dhe në afatin e parë nuk e ka përmbushur numrin e të regjistruarve të planifikuar. Kjo vlen edhe për shkollen e mesme të ulët “Emin Duraku”.
Theksojmë se për regjistrimin e fëmijëve në kalsën e parë dhe parashkollor nevojitet certifikata e lindjes dhe libreza e imunizimit.