Handikos shënon ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara me aktivitete kulturore

Këto janë disa piktura që janë realizuar nga personat me aftësi të kufizuara, e që sot janë ekspozuar në hollin e shkollës së muzikës “Prenk Jakova”. Shoqata “Handikos” vazhdimisht punon që këta persona të integrohen në shoqëri e sot në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara u mbajt një koncert me disa pika teatrale e vallëzimi ku përmes talentit tyre treguan se edhe ata munden por që duhet punë dhe përkushtim.

E pranishme këtu ishte edhe Minstrja e Arsimit Arbërie Nagavci e cila tha që qeveria e Kosovës vazhdimisht është duke punuar për personat me aftësi të kufizuara si në arsim, në shëndetësi e në infrastrukturë por që asnjëherë nuk është mjaftueshëm. Ajo gjithashtu shtoi që qeveria vitin 2022 e ka shpallur vit të personave me aftësi të kufizuara.

Edhe Ferdinaze Gola si nënë i ka treguar sfidat që ajo e shumë prind të tjerë kanë në përditshmëri.

Brilanda Ballata drejtoresha e Handikos në Gjakovë tha se ky organizim ishte në kuadër të shumë aktiviteteve që u mbajtën për të shënuar këtë ditë.

Kurset e mbajtura për këta persona u mbështetën nga ministria e kulturës rinisë dhe sporteve.

Read Previous

Nxënësit kërkojnë drejtësi për Gentën dhe Ledionin

Read Next

Hysni Gucati do të dëshmojë të hënën para trupit gjykues në Hagë