Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të personave me aftësi të kufizuara, sot anëtarët e shoqatës Handikos organizuan një lojë me karakter ndërgjegjësues, basket në karroca.
Për t’i mbështetur anëtarët dhe për t’u solidarizuar me ta, u bashkangjitën një grup i nxënësve nga shkolla e mjekësisë ‘’Hysni Zajmi’’. Ata për disa çaste e provuan ndjenjën e të qenit person me aftësi të kufizuara dhe lojën e zhvilluan në karroca. Pjesëmarrësit u shprehen mjaft të kënaqur që patën mundësi të zhvillojnë një lojë së bashku.
Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit, lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e shoqërisë dhe aspektet e zhvillimit – jetës politike, sociale, ekonomike dhe kulturore.