Hana Bicurri shpallet kampione botërore në “Dubai Muscle Show”

Bodibilderja Hana Bicurri është shpallur kampione botërore në shfaqjen e muskujve “Dubai Muscle Show”.

Bicurri është shpallur kampione elite në divizionn “Wellness”.

Ajo thotë se për këtë shfaqje ishte përgatitur për 18 javë.

“Nuk kam fjalë të përshkruaj sa e lumtur jam në këto momente! Vendi i parë më në fund është realitet pas një sakrifice shumë të gjatë, 18 javë përgatitje” – ka shkruar Bicurri në një postim në Instagram .

Divizioni Wellness Fitness është i destinuar për gratë që preferojnë një fizik muskulor pa ndarje muskulore, atletik dhe estetikisht të këndshëm, me një masë trupore më të madhe se sa në Bikini Fitness. /kallxo.com/

Read Previous

Arrestohen dy persona, ​dyshohen për shitjen e substancave narkotike

Read Next

​Çmimet e lejuara për derivatet gjatë 24 orëve