Hamasi mohon propozimin e kushteve të reja në bisedimet e armëpushimit

Hamasi iu përgjigj pretendimeve në mediat amerikane se grupi palestinez u paraqiti kushte të reja ndërmjetësuesve për lirimin e robërve izraelitë.

Zëdhënësi i Hamasit, Basem Naim tha se zyrtarët amerikanë që vepruan si burime për historinë i kanë “helmuar negociatat”.

“Hamasi nuk u ka paraqitur asnjë kusht të ri ndërmjetësuesve, as për çështjen e të burgosurve dhe as për ndonjë çështje tjetër. Lëvizja ripohon përkushtimin e saj ndaj asaj që u ra dakord më 2 korrik të këtij viti, e cila u bazua në propozimin e Presidentit Biden dhe Rezolutën nr. 2735 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Naim për Al Jazeera.

“Ne jemi të gatshëm të negociojmë menjëherë masat e zbatimit për këtë marrëveshje.” /abcnews.al

Read Previous

Raporti: Republikanët kritikojnë tërheqjen kaotike të forcave të armatosura nga Afganistani

Read Next

Sinner fiton US Open dhe titullin e dytë “Grand Slam”