Kultivimi i pemëve të imëta siq janë mjedra, manaferra,aronia dhe dredhëza në Gjakovë, po sjellë përftime të mira për ata që merren më këtë kulturë bujqësore. Në mesin e kultivuesve është edhe Halim Rrustemi nga fshati Babaj I Bokës që mirret me këtë veprimtari.Njëra nga kulturat që I ka të mbjellura këtu është edhe rrushi I serezit, I cili nga vitit në vit po kërkohet tha Halimi.https://www.syri-vision.tv/
Në këtë sipërfaqe ka të mbjellur edhe 30 ari dredhëza të variatetit albion.Dihet se ky frut zë vend jo vetëm në tryezën e secilit prej nesh por edhe në tregun vendor.
Edhe kultivimi I aronisë po është I lëvërdishëm për fermerët tanë, njëjtë edhe për familjen Rrustemi e cila vazhdon ndër vite ta kultivojë atë.https://www.syri-vision.tv/
Halimi e ka zgjeruar edhe më shumë vrpimtarinë e tij.Përveq pem,ëve të imëta ai ka mbjellur edhe kultura të tjera.
Për më shumë se 20 vjet Halimi së bashku me bashkëshorten Shkurtën dhe fëmijët e tij merren me kultvimin e pemëve të imëta.Familja Rrushtemi ka plane për rritjen e sipërfaqeve, por kjo do të varet shumë nga shitjet që do të bëjë këtë vit si dhe nga përkrahja nëse i ofrohet nga organizatat ndërkombëtare dhe institucionet vendore që përkrahin bujqësinë dhe zhvillimin saj.https://www.syri-vision.tv/