Të hyrat vetanake në komunën e Gjakovës po vazhdojnë trendin e rritjes. Në periudhën janar-gusht të hyrat vetanake kapin shifrën e rreth 3 milion eurove të cilat i tejkalojnë parashikimet e Ministrisë së financave, kështu tha për televizionin Syri drejtori i drejtorisë së financave Durim Halilaj.
Drejtoritë që kanë inkasuar më së shumti të hyra janë drejtoria e financave, drejtoria e urbanizmit, kadastra, drejtoria e agrokulturës.
Ndërkaq shpenzueshmëria periodike nga të gjitha burimet është 70 përqind.
Komiteti për politikë dhe financa do të takohen me 15 shtator ku do të shpalosin në hollësi të hyrat dhe shpenzueshmërinë e buxhetit në komunën e Gjakovës.