Hakerët përmes AI krijojnë profilin tuaj

Krijimi i profileve, mbledhja e të dhënave në rrjetet sociale dhe keqpërdorimi i të dhënave personale janë veprime që bëjnë hakerët të cilët bëjnë veprime të dëmshme dhe të rrezikshme për individët dhe për shoqërinë në tërësi.

Eksperti sigurisë kibernetike, Hekuran Doli, duke folur për sigurinë kibernetike, tregoi se si hakerët përmes inteligjencës artificiale mund të krijojnë profilin e ndonjë personi.

Ai ka treguar një rast, se si një zyrtar i një kompanie kishte rënë pre e mashtrimeve të hakerëve.

“Ka shumë vite kur një shok i jemi më patë thënë ia kam qitur një shumë të madhe të parave një kompanisë tjetër, në vend se me ia qit një kompanisë tjetër, se më kanë mashtruar dhe kjo ka qenë shumë vite më parë. Dhe kur kam lexuar e-mail ka qenë shumë vështirë me ra viktimë e këtij e-mail, po miku im ka rënë viktimë”, thotë ai.

Të tilla ankesa, Doli thotë se pranojnë shpesh.

“Ndoshta kisha thënë muajin e fundit kur kam pasur tri ankesa prej miqve të mi, të cilët janë kompani serioze edhe në nivelin teknologjik, domethënë kam pa që niveli i mashtrimit përmes përmbajtjes ka evoluar shumë”, theksoi ai te “Përballje Podcast” me autor Muhamet Hajrullahu.

Ai përmendi një rast, kur një haker duke shfrytëzuar të dhënat e një personi, ka dërguar një email në emër të tij, duke kërkuar që rroga t’i bartet në xhirollogari të re.

“Domethënë rasti i fundit të cilin e pata një kompani që zhvillon një kompanie softuerit  punëtori, kolegu i kishte dërguar email zyrtares së financave dhe i kishte thënë: Ma ka ndërruar banka e llogaritë bankare, të lutem nga ky muaj, rrogën ma qet te kjo llogaria tjetër. Domethënë, dy raste kanë qenë të tilla në Kosovë muajin e fundit”, potencoi ai për Telegrafin.

Doli shpjegon se si hakerët shfrytëzojnë të gjitha të dhënat tona të publikuara në rrjetet sociale, duke nisur nga ‘Facebook’, ‘X’, ‘LinkedIn’, etj.

“Nga informatat që grumbullojnë, e krijojnë tonin dhe personalitetin tonë në modelin e AI-të edhe e-mail, dhe përmbajtjen e shkruajnë në ngjyrën tonë të shkrimit”, tha mes tjerash ai.

Eksperti i sigurisë gjithashtu tha se edhe zërin mund ta shfrytëzojnë, duke nisur nga videot, intervistat e paraqitjet tjera./Telegrafi/

Read Previous

Lama: Inteligjenca emocionale thelbësore për zhvillimin e individit

Read Next

Përfitoi rreth 2 milionë euro duke mashtruar qytetarë të ndryshëm, arrestohet i dyshuari