Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është arrestuar një person, J.M., pasi dyshohet se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e deri në korrik të vitit 2023 ka mashtruar qytetarë të ndryshëm dhe përfitoi rreth 2 milionë euro.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
Ai dyshohet për veprën penale “Mashtrimi”.
“Mitrovicë, 19 mars 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M,. me dyshimin se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro. Me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, dhe në afatin e paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit.”/GazetaExpress/