Hakan Fidan viziton selinë e KFOR-it në Kosovë

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Özkan Ulutash u takua sot me shefin e diplomacisë turke Hakan Fidan, i cili ndodhet për vizitë në Kosovë.

Në takimin e mbajtur në selinë e KFOR-it në Prishtinë, u bisedua mbi zhvillimet e fundit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet e misionit të NATO-s në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutash theksoi kontributin e gjatë të Turqisë për KFOR-in dhe stabilitetin rajonal.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), thuhet në njoftim. /KosovaPress/

Read Previous

Forcat izraelite duket se janë tërhequr nga një kamp i Bregut Perëndimor pas një operacioni të madh ushtarak

Read Next

Bernardo Silva: Kalendar plotësisht i çmendur, është absurde të luash kaq shumë