Hajrie Morina zgjedhet drejtoreshë e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit

Me 56 vota Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Hajrie Morinën drejtoreshë të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, me mandat 5-vjeçar.

Kundërkandidat i Morinës ishte Lulzim Rexhepaj i cili mori 18 vota.

75 deputetë kanë marrë pjesë në votim.

Partia Demokratike e Kosovës refuzoi që të propozojë një kandidat për komisionin ad hoc për votimin e drejtorit të këtij komisioni.

Kjo ishte edhe pika e fundit e rendit të ditës, pas asaj për shkarkimin e Bordit të RTK-së dhe ndryshimit të emërtimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë.

Kështu me zgjedhjen e Morinës në këtë pozitë, Kuvendi mbylli punimet për seancën e sotme./GazetaSinjali

Read Previous

Blerta Deliu pas shkarkimit të bordit të RTK-së: Ditë e rëndë për demokracinë

Read Next

Këta janë 11 sportistët që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”